Biznes

Facebook dhe Instagram vendosin rregulla për reklamat me armë zjarri

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Facebook dhe Instagram vendosin rregulla për reklamat me armë zjarri

gunsonfacebookwhoa3Për shumë përdorues, videot që ofroi Facebook për 10 vjetorin e themelimit ishin një mundësi e mirë retrospektive. Por për organizata e shoqata me qëllime specifike mund të ishin edhe pak shqetësuese.

Rasti i një grupi avokues për ligjin e kontrollit të armëve, Moms Demand Action (Nënat kërkojnë veprim) i bëri videot një mënyrë të mirë për të promovuar veten. Grupi publikoi një video të tillë parodi duke treguar faqet dhe postimet në rrjetin social për të reklamuar shitje armësh nga palë të treta, disa prej të cilave duke shkelur dhe rregullat e Facebook-ut.

Fushata e tyre mesa duket ka ecur mirë. Bordi drejtues i Facebook-ut me në krye Mark Zuckenberg ka lajmëruar një numër politikash të reja të dizenjuara për të mbajtur nën kontroll shitjet sipas ligjeve përkatëse për çdo mall.

Kjo është një situatë sfiduese për Facebook-un për shkak se rrjeti social nuk do që t’i kufizojë përdoruesit në mënyrat e komunikimit dhe të të shprehurit veten e tyre, por gjithashtu është në dijeni që edhe në Facebook, ashtu si në çdo platformë, abuzohet me liritë që i jepen përdoruesve. Prandaj Facebook-u ndërmerr një seri “përpjekjesh edukative dhe përforcuese për njerëzit që diskutojnë shitjen e mallrave për të cilat duhet kaluar në procese të ndryshme.”

Në më shumë detaje, Facebook-u do të vendosë një limit në aksesin e postimeve promovuese për një numër mallrash për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç, duke filluar nga armët e zjarrit për shkak të nismës Moms Demand Action. Gjithashtu, për përdorues apo persona që do të bëjnë postime të cilat Facebook synon t’i kufizojë së fundmi, do të shkojnë lajmërime për përdoruesit duke iu rikujtuar që t’u binden rregullave brenda Facebook-ut dhe ligjit.

Gjithashtu, për faqe që promovojnë tashmë shitje të tilla, Facebook-u do të dërgojë një seri lajmërimesh që faqet t’ua rikujtojnë njerëzve se ka rregulla e politika specifike për shitjen e atyre mallrave, e nëse ato faqe nuk veprojnë, nuk do të jenë të disponueshme për përdorues minorenë.

Do të shtohen edhe disa rregulla se si përdoruesit mund të promovojnë shitjet e tyre online dhe për ndalimin e përdorimit të fjalëve e shprehive që nxisin mosbindjen ndaj ligjit. Kjo do të thotë që postimet që ofrojnë shitjen e armëve të zjarrit do të kalojnë tashmë edhe në filtrin e ligjit nëse do të bëhen nëpërmjet Facebook-ut.

Të gjitha këto vlejnë edhe për Instagram e madje, në këtë të fundit do të ofrohet edhe një edukim special brenda aplikacionit për t’iu rikujtuar përdoruesve që të kontrollojnë ligjet lokale nëse ato blerje janë legale. Në fund të njoftimit për këto të reja, Facebook-u nuk harron pa shtuar edhe se do të bllokohen llogaritë e të gjithë përdoruesve që do të shkelin këto rregulla dhe inkurajon përdoruesit që të raportojnë çdo shkelje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>