Analiza

Facebook dhe Kina kanë të njëjtin numër popullsie

Mar 27 2015
0 Shpërndarje
Facebook dhe Kina kanë të njëjtin numër popullsie

china-facebookRrjeti social Facebook u krijua në një dhomë universiteti në Harvard, pak më shumë se dhjetë vite më parë. Ndërsa qytetërimi kinez është qindra vjeçar. Por ndërkohë që ekonomia kineze dhe popullsia e saj ka vazhduar të rritet me ritme të larta, asnjë nga këto ritme nuk krahasohet me shpejtësinë që ka demostruar platforma Facebook në zgjerimin e saj. Rastësi apo jo kjo nuk dihet por duhet t’ju themi se Facebook sot ka të njëjtin numër popullsie me shtetin kinez. Si Facebook ashtu dhe Kina kanë një popullsi prej 1.35 miliard.

Interesant është fakti se Kinës i duhet akoma të bëjë të disponueshëm këtë rrjet social brenda kufijve të shtetit të saj. Por së fundmi Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka filluar të mësojë gjuhën mandarine dhe ka zhvilluar disa takime dhe zyrtarët e shtetit kinez. Këto janë disa prova që shumë shpejt Facebook do të jetë pjesë e këtij tregu. Ndërkohë ajo që mund të bëjmë tani është thjesht të krahasojmë disa të dhëna mes Facebook dhe shtetit kinez, në të njëtën kohë të ndryshëm por dhe të ngjashëm. (PCWorld Albanian)

5b4e42f0-d25b-11e4-873b-2d56551b835d_china-facebook

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>