Harduer

Facebook dhe Nokia dërgojnë në limite kapacitetet e fibrave optike

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Në një distancë prej 5,500 kilometër mes Nju Jorkut dhe Irlandës, kompanitë testuar një teknikë të zhvilluar nga Nokia e cila rrit efikasitetin e kabllove optikë. Facebook dhe Nokia dërgojnë në limite kapacitetet e fibrave optike Photo Source: IDG

Facebook dhe Nokia kanë gjetur një mënyrë për të dërguar më shumë të dhënat përmes një kablloje optike nënujore përgjatë Atlantikut i cili do të ndihmonte rrjetin social të ballafaqohej me kërkesën në rritje të videove dhe realitetit virtual.

Në një distancë prej 5,500 kilometër mes Nju Jorkut dhe Irlandës, kompanitë testuar një teknikë të zhvilluar nga Nokia e cila rrit efikasitetin e kabllove optikë.

Ata thonë se kanë arritur në limitet e të dhënave që mund të transmetohen sot përmes një fibre. Prej kohësh shefi i Facebook Mark Zuckerberg ka vendosur theksin tek realiteti virtual si e ardhmja e medias sociale.

Nëse e ardhmja është e tillë atëherë qendrat e të dhënave do të duhet të mbajnë shumë më tepër të dhëna sesa mbajnë sot. Videot me rezolucion të lartë do të zënë shumë më shumë hapësirë

Konkretisht sot Netflix rekomandon një internet me shpejtësi 5Mbps për videot HD dhe 25Mbps për videot 4K.

Fibrat optike të Facebook sot mund të mbajnë deri në 13 Terabit për sekond ndërsa me teknologjinë e re të Nokia kapaciteti mund të shkojë deri në 32 Terabit për sekond. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>