Lajmet

Facebook do paguajë si dënim 10 milionë dollarë bamirësi

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Facebook do paguajë si dënim 10 milionë dollarë bamirësi

Sipas dokumenteve të bëra publike nga gjykata gjatë fundjavës, ndërmarrja Facebook ka pranuar që të paguajë 10 milionë dollarë për bamirësi për të zgjidhur një padi gjyqësore, e cila e akuzonte faqen për shkelje të të drejtave të përdoruesit, duke kontrolluar përdorimin e emrave të tyre, fotografive dhe pëlqimeve.

Padia gjyqësore, e ngritur nga pesë anëtarë të rrjetit Facebook, dyshonte që rrjeti shoqëror shkelte ligjin e Kalifornisë, duke publikuar pëlqimet e përdoruesve tek disa reklamues në veçorinë e vet “Sponsored Stories”, duke mos i paguar ata, ose duke mos iu kërkuar atyre ndonjë rrugë për ta zgjidhur këtë.

Një “Ngjarje e Sponsorizuar” është një reklamë që paraqitet në faqen e një anëtari në Facebook dhe në përgjithësi përbëhet nga emrat, fotografitë e profilit të ndonjë shoku dhe një pohim që personi e “pëlqen” reklamuesin.

Vendimi ishte marrë gjatë muajit të kaluar, por ishte bërë publik gjatë kësaj fundjave. Facebook-u nuk pranoi të komentonte gjatë të shtunës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, procesi, i ngritur në gjykatën federale në San Hoze në Kaliforni, do të mund të përfshinte gati çdo njërin nga tre amerikanë, me miliarda dollarë humbje.

Në proces, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, citohet të ketë thënë që një referim i besueshëm ishte “Grali i Shenjtë” i reklamimit.

Gjyqtarja e Qarkut, Lucy Koh, tha se paditësit kishin treguar që do ndodhnin dëmtime ekonomike nëpërmjet përdorimit të emrave, fotografive dhe pëlqimeve të përdoruesve nga Facebook.

“Kalifornia ka kohë që ka njohur një të drejtë për të mbrojtur emrin dhe pëlqimin e dikujt kundër përvetësimit nga të tjerët për interesin e tyre,” – shkruan Koh. (PC World Albanian/Reuters)

Lajmet e fundit>