Lajmet

Facebook do të bëjë të disponueshëm dizajnin e ri të faqeve brenda dy javësh

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Facebook do të bëjë të disponueshëm dizajnin e ri të faqeve brenda dy javësh

144147602-1-645x250Facebook njoftoi se ka filluar të lëshojë përditësimin e ri të pamjes së faqeve në rrjetin social për të gjithë në mbarë botën. Të gjitha faqet do të kenë akses në dizajnin e ri nga fundi i javës. Administratorët që aksesojnë faqet e tyre sot do të shohin një “Tour” të dizajnit të rifreskuar, dhe pasi të kenë përfunduar, ata mund të kalojnë në dizajnin e ri menjëherë. Çdo faqe automatikisht do të kalojë në dizajnin e ri brenda dy javësh pasi është shikuar ky “Tour”.

10173504_628529213890450_646728307_nFacebook kishte filluar të hidhte dizajnin e ri në muajin Mars, me ndryshimin më të madh tek postimet që tashmë janë në një kolonë të vetme ngjashëm me postimet në profilet personale.

Tashmë kolona në krahun e majtë liston të gjithë informacionin rreth faqes, përshi edhe një hartë të venndodhjes, orët e hapura të biznesit, numrin e telefonit, uebsitin, si dhe imazhet dhe videot. Të gjitha postimet qëndrojnë në krahun e djathtë. Facebook tashmë ka ndryshuar tërësisht versionin e saj me të ndarë në disa kolona, e cila mund të ishte shpesh herë konfuze. Kompania filloi ti kalonte profilet fillimisht në dizajnin me një kolonë në muajin mars 2013 dhe përfundoi këtë proces në muajin maj të vitit të kaluar.

Gjithashtu përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin informacionin rreth reklamave aktive, pëlqimeve të reja, njoftimeve të palexuara, dhe mesazhet. Të gjithë këto qëndrojnë ngjitur më imazhin e “Cover” në faqen tuaj ne Facebook. Rrjeti social gjithashtu ka shtuar opsione të reja për navigimin në krye të faqes për aksesimin e aktivitetit të faqes, statistikat, dhe cilësimet. Seksioni i ri “Build Audiencë” ju çon menjëherë tëk menaxhuesi i reklamave. Dhe e fundit është shtuar një veçori e re e quajtur “Pages to Watch” në mjetet e statistikave të faqes që iu mundëson administratorëve të gjurmojnë faqe të ngjashme për të parë përformancën e tyre dhe bërë krahasimet e mundshme. (PCWorld Albanian)

facebook_business_old1facebook_business_old2facebook_business_old3facebook_business_old4fb5

Lajmet e fundit>