Biznes

Facebook do të fillojë të shesë reklama me video

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të fillojë të shesë reklama me video

MK-CI664_FACEBO_D_20131217212531Facebook është shprehur se do të fillojë të shesë reklama me video duke nisur nga fundi i kësaj jave, një lëvizje që mund t’i sjellë kompanisë rreth 66.4 miliardë $ në tregun e reklamave.

Ato do të fillojnë të shfaqen nga dita e enjte si në ueb ashtu edhe në smartfonë, sipas disa burimeve të brendshme të kompanisë.

Gjithashtu, reklamat do të fillojnë të luajnë automatikisht në furnizuesit e lajmeve të përdoruesve – edhe pse zëri do të jetë i çaktivizuar, tha kompania gjatë ditës së martë.

Se sa të gjata do të jenë, nuk dihet ende. Në muajin gusht, Wall Street Journal raportoi se Facebook-u po planifikonte të ofronte reklama me një kohëzgjatje prej maksimumi 15 sekondash, si në smartfonë ashtu edhe në ueb.

Një prej reklamave të para do të jetë një xhirim i shkurtër, i krijuar posaçërisht për Facebook-un, për filmin e ardhshëm të shtëpisë kinematografike Lions Gate, “Divergent.” Nuk ka ndonjë informacion deri tani se sa kompani të tjera do të ofrojnë reklama të tilla gjatë ditëve të para.

Shumë reklamues kishin shpresuar se reklamat do të fillonin të shfaqeshin gjatë verës dhe një pjese e tyre kishin filluar xhirimet në fillim të vitit. Pasi Facebook-u beri të ditur shtyrjen e datës së lançimit, pothuajse të gjithë u ndjenë të zhgënjyer.

Këto lloj reklamash janë zhvilluar nën kujdesin e veçantë të shefit ekzekutiv dhe themeluesit Mark Zuckerberg, i cili e vonoi lançimin pjesërisht edhe për shkak të problemeve inxhinierike që ngadalësonin kohën e ngarkimit të tyre. Në muajin gusht, Journal raportoi se inxhinierët softuerikë të kompanisë e kishin përmirësuar teknologjinë përfundimtare për të shpejtuar këtë kohë.

Reklamat video kanë filluar të shihen që javën e kaluar nga një pjesë e vogël përdoruesish ku filloi testimi i tyre. Facebook është shprehur se ato do të shfaqen në pajisjet mobile dhe do të shkarkohen paraprakisht vetëm nëse përdoruesi është i lidhur me Wi-Fi dhe jo me planet tarifore të internetit me operatorët telefonikë.

Deri tani nuk dihet se sa do të jetë kostoja e këtyre reklamave, por me shumë mundësi shifrat do të jenë të larta. Vetë kompania është shprehur se për momentin nuk do të flasë me çmime, duke qenë se kjo karakteristikë është ende në testim.

Ekzekutivët e kompanisë u shprehën për Journal gjatë gushtit se Facebook kishte planifikuar të kërkonte 2 milionë $ në ditë për t’i lejuar reklamuesit të arrinin audiencën e plotë të rrjetit social (mosha 18 – 54 vjeç). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>