Lajmet

Facebook do të implementojë projektin Internet.org në 100 shtete deri nga fundi i 2015-tës

Mar 5 2015
0 Shpërndarje
Facebook do të implementojë projektin Internet.org në 100 shtete deri nga fundi i 2015-tës

AP619181588929Facebook deklaroi në eventin prestigjoz të Kongresit Mobil në Barcelonë se iniciativa Internet.org e kompanisë e cila ka si qëllim rritjen e numrit të popullsisë me akses online, së shpejti do të implementohet masivisht. Chris Daniels, zëvëndës presidenti i projektit Internet.org në Facebook tha se kompania ka në plan të zgjerojë shërbimin e saj Internet.org në 100 vende të reja deri në fund të vitit.

Ky program është aplikuar aktualisht në 7 shtete; Zambia, Tanzania, Kenia, Gana, Kolumbi dhe Indi, ku ka krijuar mundësi për më shumë se 7 milion njerëz të aksesojnë shërbimet e shëndetsisë, punësimit, edukimit dhe informacione lokale pa paguar para në këmbim.

Internet.org i cili u lancua në vitin 2013 është një program i udhëhequr nga gjigandi i rrjetit social Facebook. Facebook së bashku me ofruesit lokalë të internetit, ofrojnë akses falas në ueb të disa shërbimeve kryesore. Qëllimi është njohja e përdoruesve me shërbimet bazë në internetit sic është encikopledia Wikipedia, faqet e punësimit, edukimit, shëndetit dhe sigurisht Facebook. Tanimë synohet që ky shërbim të arrijë në 100 shtete të reja të botës, kryesisht në vendet e pazhvilluara që nuk ofrojnë mundësi të tilla.

Ky projekt i Facebook po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm. Shtetet që ofrojnë shërbimin e Internet.org kanë vënë re një ritje me 40% në numrin e konsumatorëve të operatorëve lokal. Madje ky shërbim ka ndikuar dhe në rritjen e shitjeve të smartfonëve në Tanzani. Facebook bashkëpunon me qeverinë e çdo shteti për të rënë dakort me faqet që do të jenë të disponueshme në Internet.org.

Më herët gjatë kësaj jave, Mark Zuckerberg deklaroi gjatë Kongresit Mobil Botëror se kompania është gjithashtu duke punuar mbi ndërtimin e dronëve, lazerave dhe satelitëve si pjesë e projektit Internet.org. Ky projekt do të aplikohet në shtete të veçanta bazuar në nevojat dhe partnerët operacionalë në rajon. Kryesisht kompania do të përqëndrohet në shtetet që kanë një numër të varfër përdoruesish që aksesojnë internetin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>