Biznes

Facebook do të largojë reklamat nga faqet e diskutueshme dhe të pakëndshme

Jun 30 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të largojë reklamat nga faqet e diskutueshme dhe të pakëndshme

Në një përpjekje për të kënaqur reklamuesit e vet, Facebook-u planifikon që më agresivisht të fshijë reklamat nga Faqet dhe Grupet që kanë përmbajtje të një natyre të dhunshme, grafike ose seksuale, ka thënë gjatë ditës së premte rrjeti shoqëror.

Ndryshimi, që fillon si një proces manual i vëzhgimit dhe me kalimin e kohës bëhet automatik, nënkupton që rrjeti shoqëror vazhdimisht do të kufizojë paraqitjen e reklamave në anën e djathtë të Grupeve dhe Faqeve, si shitja e produkteve për adoleshentë.

“Derisa ne tashmë kemi politika rigoroze të vëzhgimit dhe largimit për përmbajtjen kundër rregullave tona, ne e dimë që ne kemi nevojë të bëjmë më tepër për të parandaluar situatat ku reklamat paraqiten përgjatë Faqeve dhe Grupeve kontroverse.

Kështu që jemi duke ndërmarrë veprim,” tha ndërmarrja në një deklaratë për shtyp. “Duke filluar të hënën, ne do të zbatojmë një proces të ri të vëzhgimit për të përcaktuar se cilat Faqet dhe Grupet duhet të paraqesin reklama përgjatë përmbajtjes së tyre.”

Rrjeti shoqëror ka thënë që qëllimi për këtë është që të sigurojë reklamuesit që porositë e tyre paraqiten tek Faqet dhe Grupet e duhura.

Ndërmarrja, që ende nuk duket që ka një udhëzues të qartë se cilat janë përmbajtje të diskutueshme dhe cila janë të duhura, shihet qartë që është duke provuar të kujdeset për më tepër se 1 milionë reklamuesit e vet aktivë, kontributet e të cilëve financojnë operacionet e saj.

Vendimi vjen pas shqetësimeve të paraqitura nga Marks and Spencer dhe BSkyB, dy ndërmarrje që kërcënuan se do të largojnë reklamat e tyre nga rrjeti Facebook pasi, sipas BBC-së, porositë e sponsorizuara paraqiteshin përgjatë përmbajtjes të pakëndshme. (PCWorld Albanian)

Facebook

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>