Analiza

Facebook do të mbaj konferencën e zhvilluesve në San Françisko më 30 prill 2014

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Facebook do të mbaj konferencën e zhvilluesve në San Françisko më 30 prill 2014

144147602-1-645x250Gjatë SXSW të mbajtur ditën e shtunë, bashkëthemeluesi i Parse dhe CEO i saj, Ilya Sukhar lajmëroi që konferenca F8 e Facebook-ut është planifikuar të mbahet më 30 prill në Konkursin e Dizajnit në San Françisko.

Nxjerrja e lajmit nga Sukhar mund të ketë kuptim sepse inxhinierët dhe anëtarët e skuadrave të produktit të Facebook, Instagram e po ashtu edhe të Parse do të jenë në dispozicion përgjatë konferencës për të ofruar këshilla dhe ndihmë individualisht për secilin.

Konferenca këtë vit pritet të jetë pak më ndryshe: ajo është synuar për zhvilluesit që janë të interesuar se si ta përdorin më së miri Facebook-un dhe Parse-n për të ndërtuar, zgjeruar dhe përfituar nga aplikacionet e tyre. Kompania ka premtuar një ditë të plotë të sesioneve teknike dhe praktike (laboratorike) të hapura për më tepër se 1,500 zhvillues mobilë dhe të uebit nga e mbarë bota.

Duke mbajtur një konferencë me zhvillues, Facebook thotë që do të “shkojë prapa në rrënjët e veta”. Ngjarja e parë F8, e mbajtur në maj të vitit 2007, paraqiti grafikun social për zhvilluesit, të cilin ata do të mund ta përdornin.

Në korrik të vitit 2008, Facebook paraqiti Facebook Connect për uebfaqe, por paraqiti po ashtu edhe një dizajn të ri të profileve. Në prill të vitit 2010, Facebook zbuloi shtojcat sociale (duke përfshirë butonin Like), Protokollin e Grafikut të Hapur, API-në e Grafikut dhe mbështetjen për OAuth 2.0. Në shtator të vitit 2011, Facebook paraqiti Kohështrirjen dhe një version më të gjerë të Grafikut të vet të Hapur.

Në vitin 2012 dhe 2013, Facebook zgjodhi që të mos e mbajë F8 për shumë ngjarje të vogla. Tani, tre vite më vonë, kompania duket e etur për të ndërtuar në blerjen e Parse-s.

F8 2014 pritet të hapet me një ligjëratë në mëngjes, e ndjekur nga pas nga katër rrugë që do të mbulojnë udhëzimet fillestare, praktikat më të mira teknike, strategjitë e infrastrukturës, zhytjet e thella të inxhinierisë dhe mënyrat e reklamimit të aplikacioneve dhe lojërave. Facebook thotë që do të ketë po ashtu sesione të dedikuara për teknologjitë me burim të hapur. Së shpejti Facebook do të fillojë të pranojë regjistrime dhe aplikime për konferencën. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>