Lajmet

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar t’i japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore.

Të gjitha ndryshimet do të zbulohen javën e ardhshme në një event për media, ku mund të merret pjesë vetëm me ftesa.

Për momentin nuk ka asnjë detaj mbi ndryshimet. I vetmi mesazh që kompania ka përcjellë me e-mail ka qenë: “Ejani të shihni pamjen e re të furnizuesit të lajmeve.”

Prezantimi do të bëhet në daten 7 mars, pranë zyrave qendrore në Menlo Park, Kaliforni.

Aktualisht, postimet e fundit shfaqen në qendër të furnizuesit, në faqen kryesore të përdoruesve, duke përditësuar në çdo moment listën e postimeve nga miqtë dhe faqet që përdoruesit ndjekin.

Kohët e fundit, algorimet që bëjnë renditjen e postimeve, janë kritikuar shpesh nga përdoruesit. Këta të fundit ankohen edhe për shfaqjen e shpeshtë të reklamave apo postimeve të sponsorizuara, të cilat kanë filluar t’i bezdisin jashtë mase.

Twitter implementon standardin DMARC për ndalimin e e-maileve të infektuara 

Të shohim se çfarë ndryshimesh na presin javën tjetër lidhur me këto çështje… (PCWorld Albanian)

Facebook,

Lajmet e fundit>