Lajmet

Facebook do të ofrojë raportin e të dhënave për kompanitë transmetuese

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të ofrojë raportin e të dhënave për kompanitë transmetuese

Facebook-u po planifikon të prodhojë raportin analitik dhe të angazhimeve javore, një përpjekje për të konkurruar Twitter-in dhe për të tërhequr vëmendjen e kompanive transmetuese, raporton Wall Street Journal.

Detaje mbi veprime si pëlqime, komente, dhe ndarje, që iniciojnë episode të 1.2 miliardë përdoruesve të Facebook-ut do ti dërgohen ABC, NBC, Fox, CBS dhe një numri të vogël të partnerëve të zgjedhur. Raporti nuk do të bëhet publik.

Daniel Slotwiner, nga Facebook-u, i tha gazetës se: “Bisedat në Facebook krijohen nga grupe që përfaqësojnë publikun e gjerë, që do të thotë se japin informacione më të sakta, si renditja.” Lajmi vjen pas lançimit nga Facebook-u të një sërë mjetesh që iu jep akses më të madh kompanive transmetuese në të dhënat e përdoruesve.

Twitter po punon me firmën analitike Nielsen për një renditje të re sociale të televizioneve. Media, dhe veçanërisht televizioni, formojnë një rol të rëndësishëm në IPO e ardhshëm të Twitter-it që kur ky medium ndihmon të rrisë komunikimin, numrin e përdoruesve dhe kontrollin mbi shpenzimet e reklamimeve nëpërmjet cicërimave të ofruara.

Sistemi i reklamimit të Facebook-ut është shumë i sofistikuar, por Twitter ia kalon kompanisë sepse diskutimet atje bëhen në kohë reale, fakt që kompanitë e ndryshme kanë interes më të madh. (PCWorld Albanian)

facebook likee

Lajmet e fundit>