Siguri

Facebook do të paguaj hakerët që gjejnë gabime

Jul 31 2011
0 Shpërndarje
Facebook do të paguaj hakerët që gjejnë gabime

Hapat e këtillë nuk janë ndonjë risi në industrinë e teknologjisë informative sepse Google dhe Mozilla edhe më parë kanë pasur programe shpërblimesh për ata që gjejnë lëshime në produktet e tyre. Shuma bazë të cilën do ta ofrojë Facebook është 500 dollarë por nëse hakerët arrijnë të gjejnë lëshime më serioze atëherë shpërblimi mund të jetë më i madh. 

“Në të kaluarën ne jemi fokusuar në njohjen e emrit të atyre që kanë gjetur lëshime, duke iu ofruar referim dhe duke iu ofruar hapësirë më të mirë gjatë intervistave dhe procesit të rekrutimit. Tani ne po ofrojmë edhe shpërblime me të holla” tha Alex Rice, udhëheqës i sigurisë pranë Facebook.

Facebook ka lansuar edhe një portal të quajtur Whitehack, ku hulumtuesit mund të regjistrohen dhe të raportojnë lëshime. Një prej gjërave më të rëndësishme në këtë mes është se hakerët që ndjekin hapa të këtillë për të gjetur lëshime në kuadër të ueb faqeve si Facebook mund të bëjnë një karrierë shumë të bujshme dhe të bëhen të famshëm. 

Për krahasim Google paguan shumë mes 500 dhe 3,000 dollarë, varësisht prej lëshimit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>