Biznes

Facebook do të përdorë historinë tuaj të shfletimit për të sjell reklama të posaçme

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Facebook do të përdorë historinë tuaj të shfletimit për të sjell reklama të posaçme

1402098005000-AFP-530354580Facebook tani do të përdorë informacionet personale të grumbulluara nga aktivitetet e juaja diku tjetër në ueb për të dërguar më saktë reklama të posaçme në rrjetin social. Duke e parë përhapjen e gjerë të Facebook-ut në mbarë globin, zhvillimi ka alarmuar avokatët e privatësisë të cilët janë duke i kërkuar autoriteteve federale amerikane që ta shqyrtojnë këtë gjë.

Në një përpjekje për të larguar shqetësimet, Facebook tha që do t’iu mundësojë përdoruesve të shohin se pse disa reklama shfaqen në Furnizuesin e tyre me Lajme, ngjashëm sikur bën Google. Përdoruesit më pas mund të shtojnë ose largojnë një interes për t’i bërë reklamat më të përshtatshme. Facebook e bëri lajmërimin në një postim në blog gjatë të enjtes. Me butonat “like” përgjatë uebfaqeve të ndryshme të uebit, Facebook ka qenë në gjendje që të jetë në dijeni se çfarë janë duke bërë 1.3 miliardë përdorues të rrjetit social. Por kjo është hera e parë që kompania do të përdorë historinë e shfletimit të njerëzve për të dërguar reklama të posaçme në shërbimin e vet. Kompania është duke provuar që të rris të hyrat teksa garon me Google për reklama.

Facebook tha që përdoruesit kanë kërkuar që të shohin reklama që janë më të përshtatshme për ta. “Le të themi që jeni duke menduar rreth blerjes së një TV-je të ri dhe filloni të kërkoni TV në ueb dhe në aplikacione mobile. Ne mund të ju shfaqim reklama për oferta për një TV për të ju ndihmuar që të merrni çmimin më të mirë ose për të marrë parasysh brendet e tjera. Dhe pasi që ne mendojmë që ju jeni të interesuar në elektronikë, ne mund të ju shfaqim reklama për pajisje tjera elektronike në të ardhmen, si altoparlantët ose një konsollë për lojë që mund të shkojë me TV-në tuaj të ri,” tha kompania. Por, sipas Facebook, nëse nuk jeni të interesuar në një TV të ri, një mjet të cilin mund ta klikoni në secilën reklamë do të shpjegojë se pse jeni duke e parë reklamën dhe përmes të cilës mund të bëni ndryshime.

Ofrimi i mundësisë për të përmirësuar informacionet e tyre personale dhe për të parë reklama më të përshtatshme do të mund të përmirësonte përfitimet e Facebook-ut nga reklamat. Por, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Consumer Reports, shumica e konsumatorëve online nga SHBA nuk duan të tregtojnë të dhënat e tyre personale për reklama të përshtatshme. Sondazhi gjeti që 76 për qind e konsumatorëve thonë që ishte pak ose aspak e rëndësishme që të shfaqen reklamat e përshtatshme për ta në uebfaqet që ata i vizitojnë ose në aplikacionet që ata përdorin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>