Lajmet

Facebook do të përdorë Instagram për të rivalizuar Snapchat

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Facebook do të përdorë Instagram për të rivalizuar Snapchat

gsmarena_001 (1)Popullariteti i lartë që e karakterizon aplikacionin e famshëm Snapchat ka bërë që konkurrentët e tij kryesorë të mundohen të krijojnë aplikacione të ngjashme me të. Pavarësisht tentativave të shumta asnjë kompani tjetër nuk ka arritur të korrë suksesin që pati Snapchat.

Pasi Facebook dështoi në blerjen e Snapchat, u mundua që të krijonte një aplikacion rival me të të quajtur “Slingshot”, për të cilin mesa duket nuk është shfaqur fare interes nga përdoruesit.

Tentativa tjetër që po bën Facebook në konkurrencën me Snapchat është opsioni Bolt, i cili do të shtohet së shpejti në Instagram. Ky shërbim lejon dërgimin e mesazheve me foto vetëm me një klikim. Koha do të jetë ajo që do të vendosë nëse kjo tentative e re e rrejtit Facebook për të mposhtur rivalin e tij do të funksionojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>