Lajmet

Facebook do të prodhoj smartfonin e vet

May 28 2012
0 Shpërndarje
Facebook do të prodhoj smartfonin e vet

Sipas një raporti të ‘The New York Times’, thuhet se Facebook është në përpjekje që gjatë vitit 2013 të krijoj smartfonin e vet të parë.

Projekti i koduar me shifrën ‘Buffy’, ka një numër të caktuar anëtarësh, duke përfshirë shtatë ish inxhinierë të Apple, të specializuar në softuer dhe harduer. Këta shtatë inxinierë kanë punuar në Apple, njëri nga këta inxhinierë ka punuar në iPhone kurse një nga ta në iPad.Facebook punëson ish inxhinier të Apple.

Me sa duket, kryeshefi Mark Zuckerberg “është i shqetësuar se në qoftë se ai nuk krijon një telefon celular në një të ardhme të afërt, Facebook-u do të bëhet thjesht një aplikacion për platforma tjera celulare.”

Facebook është duke bashkëpunuar me HTC për të krijuar pajisjen, e cila do të ketë platformën e vet të veçantë. Sistemi operativ do të jetë i bazuar në Android të Google, thotë raporti.

Me blerjen e fundit të Instagram-it dhe krijimin e Facebook Camera, kompania tashmë ka bazat për një sistem të Facebook të bazuar në Android. Përveç kësaj, supozohet se kompania është në kërkim të blerjes së Opera Software, krijuesi i shfletuesit mjaft të
popullarizuar Opera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>