Lajmet

Facebook do të shtojë mbështetjen Hashtag

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Facebook do të shtojë mbështetjen Hashtag

Një raport i ri tregon se zhvilluesit e Facebook-ut do të fusin në rrjetin e tyre social mbështetjen hashtag (#), e cila është bërë shumë e famshme nga Twitter.

Ata që janë të familjarizuar me këtë shërbim e dinë si funksionon mënyra e ndërtimit të vet, dhe me sa duket, do të dojë shumë kohë për tu bërë funksionale. Nëse kjo gjë bëhet realitet, do të lejojë indeksimin e bashkëbisedimeve për tema të ndryshme, njësoj si në Twitter.

Kjo përfaqëson një sërë avantazhesh duke filluar që nga shtrimi i kohës që njerëzit e përdorin rrjetin social, e deri te reklamat. Kjo lëvizje gjithsesi, ilustron rivalitetin e dy kompanive më së miri.

Hashtag-et në Twitter u lejojnë përdoruesve të komentojnë mbi çështje të ndryshme duke përdorur simbolin e thurjes si p.sh. #Vatican.

Një lëvizje e tillë nga Facebook-u duket shumë e justifikuar, kjo për shkak të numrit të përdoruesve që ka aktualisht (mbi 1 miliardë).

Të dyja kompanitë po luftojnë mbi përdoruesit mobil duke bërë njëkohësisht shumë reklamime.

Google+, arrin 500 milionë përdorues

Facebook-u vitin e kaluar shpenzoi 4.3 miliardë dollarë në këtë fushë, ndërsa Twitter-i 500 milionë dollarë. (PCWorld Albanian)

Facebook hastag

Lajmet e fundit>