Lajmet

Facebook do të shtojë veçori të reja në statistikat e videove

May 6 2014
0 Shpërndarje
Facebook do të shtojë veçori të reja në statistikat e videove

851537_231645577030993_62092673_nFacebook ka prezantuar një video statistikë që do t’iu krijojë mundësinë markave dhe reklamuesve të kuptojnë më mirë sesi klipet e tyre po performojnë në rrjetin social. Përpara, pronarët e faqeve në Facebook kanë qenë të aftë të shohin vetëm numrin e personave që kanë parë video e tyre.

Tashmë ata do të kenë mundësi të shohin numrin total të shikuesve, i cili përditësohet çdo tre sekonda dhe numrin total të shikuesve unikë. Si një matës i vërtetë suksesi, Facebook do të shfaqë gjithashtu të njëjtat statistika për shikuesit që kanë parë të paktën 95 % të klipit.

Këto rregullime do të jenë aktive dhe të parazgjedhura, megjithatë pronarët e faqes do të kenë mundësi të shohin këtë statistika të videove për 25 përqind, 50 përqind, 75 përqind dhe 100 % të kohëzgjatjes së saj totale. Statistikat e reja të shikimeve të videove gjithashtu do të përfshijnë edhe një grafik “Audienca e mbajtjes”, e cila tregon sesi numri luhatet në varësi të pikave të ndryshme të videos që përmendëm më lart. Nëse shikimet bien pas 60 sekondash, mbase është momentin i duhur në video që duhet ndryshuar dhe që mund të mos jetë pëlqyer.

Për më tepër Facebook do të vazhdojë të përditësojë veçorinë “Data Breakdowns” në raportimin e reklamave për të treguar sesi audiencat u përgjigjen video-ve të ndryshme. “Për shembull nëse femrat nga mosha 18 deri 34 vjeçe janë shënjestra juaj demografike për këtë video, të dhënat do të tregojnë numrin e shikimeve që keni marrë në bazë të asaj demografie”, tha kompania në një postim në blog. Facebook thotë se statistikat e reja do të jenë të disponueshme për përdoruesit dhe pronarët e faqeve në javët në vazhdim. Ata do të mbështesin të gjitha pëlqimet me pagese apo dhe organike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>