Harduer

Facebook do të testojë dronët e saj të parë të internetit këtë verë

Mar 28 2015
0 Shpërndarje
Facebook do të testojë dronët e saj të parë të internetit këtë verë

facebookdrone.0.0Plani ambicioz i Facebook për të ofruar internetin në mbarë botën përmes dronëve, duket se është një hap më afër realizimit. Zëvëndës presidenti i inxhinierisë në kompani Jay Parikh, tha për The Wall Street Journal se Facebook po planifikon një testim të dronëve të saj që furnizohen nga energjia diellore, këtë verë.

Kjo do të jetë hera e parë që do të testohet një dron i tillë me përmasa reale i cili quhet Aquila. Facebook zbuloi se kjo pajisje do të ketë afërisht përmasat e një aeroplani komercial por do të peshojë shumë më pak se ai. Pesha e lehtë do ta ndihmojë dronin të qëndrojë në ajër për javë, muaj ose vite me radhë ndërkohë që furnizohet nga energjia diellore. Dhe Google është duke punuar mbi një projekt të ngjashëm për ofrimin e internetit por në sajë të disa balonave. Ky projekt njihet ndryshe si Project Loon.

Parikh deklaroi se teknologjia solare dhe e baterisë e përdorur sapo ka përfunduar zhvillimin e saj. Kjo do të thotë se hardueri i ndërtuar vitin që kaloi nuk ishte aq i mirë për të përmbushur qëllimin e kompanisë. Thuhet gjithashtu se Facebook do të nënshkruajë marrëveshje me operatorët e internetit për ti ofruar këtë shërbim individëve që sot nuk kanë akses në internet, në vend që të ofrojë direkt shërbimin e saj tek konsumatorët. Parikh tha për Wall Street Journal se kjo gjë do të shkonte kundër misionit të kompanisë dhe do ta vononte proçesin akoma më shumë.

Facebook është një ndër kompanitë që po mundohet të përdorë dronët për qëllimet e saj. Por si çdo përpjekje që has pengesa dhe kjo gjë po përballet me vështirësitë e saj. Ekzekutivët e Facebook kanë paralajmëruar se ky projekt ka të ngjarë që mos të finalizohet shumë shpejt, kjo si pasojë e kërkesave të rregullatorëve dhe autoriteteve që merren me pajisje të tilla. Mbetet për tu parë nëse do të përfundojë ky projekt me sukses apo jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>