Lajmet

Facebook, do të zhduket në vitin 2020?

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Facebook, do të zhduket në vitin 2020?

Analistët dhe njohësit e mirë të rrjeteve sociale dhe teknologjisë pretendojnë se rrjeti gjigant social Facebook, deri në vitin 2020 do të zhduket apo do të përdoret fare pak. “Në pesë deri dhjetë vjet, Facebook do të zhduket në të njëjtën mënyrë sikurse Yahoo, Hi5 dhe MySpace” deklaroi Eric Jackson, themeluesi i Ironfire Capital, një firmë investimi.

Jackson shtoi se: “Yahoo megjithëse ende vazhdon të jetë fitimprurëse, ka rreth 13.000 punonjës aktiv që vazhdojnë të punojnë në kompani, megjithatë Yahoo-ja aktuale është vetëm 10 për qind e asaj që ka qenë në vitin 2000.”

Por si e sheh Jackson fundin e Facebook? Ai deklaron se rrjeti social Facebook nuk po e përballon dot dëshirën dhe trendin e njerëzve për të kaluar në platformë mobile. “Facebook e ka shumë të vështirë ta adaptoj këtë ndryshim,” shtoi ai.

Deri më sot, kemi qenë dëshmitarë të shumë dështimeve, shuarjeve dhe bankrotimeve të rrjeteve të ndryshme sociale si p.sh. Hi5, MySpace etj. Këto rrjete sociale dikur ishin shumë të njohur dhe përdoreshin shumë, por sot as që ekzistojnë.

Se a do të dalin pretendimet dhe parashikimet e analistëve rreth shuarjes së Facebook para vitit 2020, apo dominimi i Facebook do të lë shenjë në histori mbetet të shihet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>