Lajmet

Facebook do t’iu mundësojë përdoruesve që të qasen anonimisht në aplikacione të palës së tretë

May 1 2014
0 Shpërndarje
Facebook do t’iu mundësojë përdoruesve që të qasen anonimisht në aplikacione të palës së tretë

DSC_5287.0_standard_640.0Gjatë konferencës për zhvillues F8 që mbahet nga kompania Facebook, CEO i kësaj kompanie Mark Zuckerberg lajmëroi që përdoruesit e rrjetit Facebook së shpejti do të jenë në gjendje që të qasen në aplikacione të palës së tretë pa zbuluar hollësitë e tyre personale. “Disa njerëz frikësohen nga shtypja e këtij butoni të kaltër,” tha Zuckerberg në lidhje me ikonën “qasu me Facebook”. “Nëse jeni duke përdorur një aplikacion që nuk i besoni plotësisht ose jeni të shqetësuar se mund t’iu dërgojnë spam shokëve të juaj, ju nuk do të jepni shumë leje.”

Qasja anonime e zgjidh tërë këtë gjë duke fshehur informacionin tuaj personal nga zhvilluesit derisa ta keni përdorur atë dhe jeni më pas në qetësi, duke mos pasur nevojë të shqetësoheni për ndryshimin e kredencialeve. “Edhe nëse nuk dëshironi që një aplikacion ta dijë se kush jeni, ju ende mund ta përdorni një proces të efektshëm për qasje,” tha Zuckerberg.

Qasja anonime shërben si një mënyrë duke mos rrezikuar për t’u qasur dhe për të provuar aplikacione dhe që disa të dhëna të njëjta për qasje anonime mund të sinkronizohetn përgjatë pajisjeve kështu që mund të mos keni nevojë që ta përsërisni tërë procesin. Në fakt, është një mënyrë se si miliarda përdorues të rrjetit Facebook “provojnë aplikacione pa frikë” tha Zuckerberg. Qasja anonime është për momentin duke u testuar me “disa” zhvillues dhe pritet të vijë tek më tepër zhvillues të aplikacioneve gjatë muajve të ardhshëm.

“Ju gjithmonë mund të qaseni me identitetin tuaj sapo të jeni në qetësi me aplikacionin,” tha Zuckerberg. Dhe kur të ndodhë ajo, ju do të shihni leje të reja, që lehtësisht kuptohen që do të mund të ju ndihmojnë që menjëherë të vendosni se cilave informacione mund t’iu qaset secili aplikacion. “Për shembull, nëse dikush dëshiron të shpërndajë e-mail adresën e vet me një aplikacion, por jo ditëlindjen, ata mund ta bëjnë atë zgjedhje me disa prekje,” thotë Facebook.

Kompania pritet që të bëjë vëzhgimin edhe të aplikacioneve të reja që ia mundësojnë Facebook-ut të sigurohet që zhvilluesit nuk janë duke postuar në murin tuaj ose që në fshehtësi ju bëjnë ndonjë dredhi. Sikur qasja anonime, ekrani i ri me leje pritet të lëshohet gjatë muajve të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>