Lajmet

Facebook duke punuar në furnizuesin me lajme për pajisjet mobile

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Facebook duke punuar në furnizuesin me lajme për pajisjet mobile

Sikur Twitter, përdoruesit e rrjetit Facebook duan që të shpërndajnë lajme me shokët e tyre në rrjet.

Por tani ky rrjet është raportuar se po shikon që të shtojë një shërbim të vetin për shpërndarje të lajmeve në përpjekjet e veta për pajisjet mobile.

Ndërmarrja ka qenë duke punuar në një shërbim të quajtur brenda ndërmarrjes si Reader që do të paraqes përmbajtje nga përdoruesit e rrjetit Facebook dhe publikuesit e tjerë në një format të ri virtual, i kanë treguar Wall Street Journal njerëzit që ishin në dijeni për projektin.

Projekti, që ka qenë duke u përgatitur më tepër se një vit, i përngjan Flipboard-it, që është aplikacioni i popullarizuar për lexim të lajmeve që grumbullon përmbajtje nga burime të ndryshme.

Një zëdhënës i rrjetit Facebook mohoi që të komentojë në lidhje me këtë. Në raport nuk ishte e qartë nëse ky projekt do të lëshohej ndonjë herë. Duke e ditur që interneti në vazhdimësi është duke u bërë më mobil çdo ditë, Facebook ka në plan që të mundësojë reklamimin në mobileri.

Në prill, rrjeti shoqëror paraqiti Facebook Home, që është një “familje” e aplikacioneve mobile dhe një ndërfaqe e përqendruar e rrjetit shoqëror që funksionon në sistemin operativ Android. (PCWorld Albanian)

fascebook lajme

Lajmet e fundit>