Harduer

Facebook duke zhvilluar një pajisje për video thirrje dhe altoparlant inteligjent

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Lajmi vjen një ditë pasi u tha se Facebook ka blerë startupin e asistentit inteligjent Ozlo për të shtuar kërkimet në inteligjencën artificiale. Facebook duke zhvilluar një pajisje për video thirrje dhe altoparlant inteligjent Photo Source: Facebook

Laboratori kërkimit pranë Facebook, e ashtuquajtura Godina 8, është duke punuar në një pajisje në madhësinë e një laptopi e cila do të shërbejë për kryerjen e video thirrjeve raportoi Bloomberg.

Burimet konfirmuan gjithashtu se rrjeti social ka filluar punën në një altoparlant inteligjent i cili do të jetë i disponueshëm duke filluar nga pranvera e 2018-ës.

Lajmi vjen një ditë pasi u tha se Facebook ka blerë startupin e asistentit inteligjent Ozlo për të shtuar kërkimet në inteligjencën artificiale.

TË NGJASHME >

Pajisja e dedikuar për video thirrjet do të përmbajë një lente me këndë të gjërë dhe po zhvillohet në mënyrë që video thirrjet e realizuara me të të ofrojnë eksperiencë reale.

Pajisjet të cilat do të rivalizojnë Apple homePod dhe Amazon Echo do të fuqizohen nga një asistent i inteligjencës artificiale ashtu si Siri dhe Alexa.

Kjo nuk është iniciativa e vetme e Godinës 8 e cila është duke punuar në projekte të tjera si realiteti i shtuar apo makineri fluturuese. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>