Lajmet

Facebook dyfishon shpërblimet për ata që gjejnë gabime në kodin e reklamave deri në fund të 2014

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Facebook dyfishon shpërblimet për ata që gjejnë gabime në kodin e reklamave deri në fund të 2014

facebook_like-798x310Pushimet janë duke ardhur dhe kjo nënkupton që edhe dhuratat që jepen për fundvit. Nëse jeni një hakerwhitehat dhe jeni duke dashur që të fitoni para, Facebook mund të ju ndihmojë.

Facebook lajmëroi gjatë të mërkurës që do të dyfishojë paratë që dhuron për hakerët që gjejnë vrima në kodin e reklamave në rrjetin social. Për të ndihmuar në orientimin e hakerëve se çfarë duhet të bëjnë, Facebook ka postuar pjesën e mëposhtme:

“Në këtë fazë të programit tonë të shpërblimit të vrimave, është e pazakonshme për ne të shohim shumë vrima të zakonshme të sigurisë së uebit si XSS. Ajo që shohim më tepër janë gjërat si mungesa ose kontrollimet jo të sakta të lejeve, normë kufizuese e pamjaftueshme që mund të çojë në copëzim dhe probleme me kufijtë me CSRF dhe probleme me SWF.”

Për të marrë pjesë në kontrollim të kodit të Facebook-ut, ju duhet ta hapni një llogari testuese “whitehat”. Posa ta keni hapur, shkoni tek kjo faqe dhe filloni të hakoni për para. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>