Biznes

Facebook e Google në bisedime për blerjen e Skype

May 5 2011
0 Shpërndarje
Facebook e Google në bisedime për blerjen e Skype

Sipas Reuters, Shefi Ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg veçse ka iniciuar një diskutim të brendshëm në lidhje me blerjen e Skype, apo ndoshta edhe për formimin e një sipërmarrjeje të përbashkët. Ngjashëm, Google thuhet se është në bisedime për një sipërmarrje të përbashkët me Skype.

Skype momentalisht vlerësohet me një vlerë prej 3 miliardë deri në 4 miliard dollarë, ndërsa me paraqitjen e saj si IPO pritet që kjo vlerë të rritet edhe për 1 miliard tjetër. Së fundi vlera e shërbimit deri diku është prekur nga ofertat prej Google dhe Apple, ku që të dy ofrojnë shërbime për video-konferenca.

Facebook dhe Google janë ende në faza të hershme të diskutimeve dhe është e paqartë se cilën e favorizon më shumë Skype. Megjithatë IPO pritet të ndodh në gjysmën e parë të vitit 2011, dhe me këtë rast kompania ka bërë të ditur se po qëndron e hapur edhe për mundësi bashkëpunimi me kompani tjera përveç Google e Facebook. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>