Lajmet

Facebook e shndërron furnizuesin e lajmeve në një “gazetë të personalizuar”

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Facebook e shndërron furnizuesin e lajmeve në një “gazetë të personalizuar”

facebook newsfeedDitën e premte Facebook-u prezantoi dizajnin e ri të furnizuesit të lajmeve, lançim ky që mezi pritej nga miliona njerëz në të gjithë botën.

Kompania ka bërë disa ndryshime rrënjësore në dizajnin e faqes kryesore, duke u ofruar përdoruesve një variacion përmbajtjeje – foto, linqe, vendndodhje (check-ins), statuse, video etj. Tashmë keni mundësi ta personalizoni furnizuesin duke shfaqur postime të ndryshme në të.

“Po përpiqemi që t’i japim çdokujt në botë një gazetë ditore të personalizuar,” shprehet CEO Mark Zuckerberg. Një nga seksionet që përfshin furnizuesi i ri janë fotot. Një tjetër karakteristikë është përmbajtja muzikore – pra linqe tek këngët, videot, data turnesh, rekomandime mbi grupe muzikore etj. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për seksionin e lojërave.

Një opsion tjetër që do (të vazhdojë) të ofrohet përmes furnizuesit do të jetë edhe personalizimi i lajmeve në bazë të burimit, përmes së cilës mund të shihni postimet vetëm nga miqtë, nga miqtë tuaj të ngushtë, nga faqet ku jeni fans etj.

Sigurisht, me ndryshimet e reja, Facebook-u tenton të rrisë mesataren prej 22 minutash që kalojnë zakonisht njerëzit në faqe çdo ditë, meqenëse kjo lidhet drejtpërdrejt me sasinë e reklamave që mund t’u shfaqë atyre, që do të thotë më tepër para për kompaninë.

Zuckerberg u shpreh se dizajni i ri do të jetë i optimizuar për mobile dhe elementet do të jenë qartësisht të dukshëm, në varësi edhe të burimeve apo llojit të postimeve që përfaqësojnë.

Rëndësi të veçantë për Facebook-un ka fakti që përvoja e përdoruesit të jetë e njëjtë si në një PC, ashtu edhe në një smartfon apo tablet. (PCWorld Albanian)

facebook news

Lajmet e fundit>