Siguri

Facebook e Time Warner bashkërisht në mbrojtje të fëmijëve

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
Facebook e Time Warner bashkërisht në mbrojtje të fëmijëve

Partneriteti i shpalosur gjatë ditës së martë mes këtyre dy kompanive, do të jetë i rëndësishëm në veçanti për vetëdijesimin e njerëzve që të raportojnë rastet e abuzimit. 

Ky është një hap mjaft i rëndësishëm veçanërisht kur është kuptuar se rrjeti social Facebook së fundi ka arritur në 750 milion përdorues, duke u shndërruar në këtë formë në nj vend të mirë për ngacmime “miqësore”. 

“Ne besojmë se duke punuar me prindër dhe mësues, ne mund të mësojmë të rinjtë që të raportojnë dhe stopojnë ngacmimet” tha Sheryl Sandberg, COO e Facebook.  Gjersa  shumica e fëmijëve tanimë veçse janë në pushime verore, Facebook po planifikon një aplikacion të ri për të bërë më të lehtë raportimin e ngacmimeve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>