Facebook e Twitter me numër rekord të vizitorëve në SHBA

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
Facebook e Twitter me numër rekord të vizitorëve në SHBA

Në korrik, Facebook ka pasur 162 milion vizitorë unik, krahasuar me 160.8 milion vizitorë unik në qershor dhe 157.2 milion unik të tjerë në maj. 

Twitter gjithashtu ka postuar trafik rekord në historinë e saj pesë vjeçare, me 32.8 milion vizitorë unik nga SHBA në muajin korrik, një rritje nga 30.6 milion vizitorë unik në qershor, dhe 27 milion vizitorë unik në maj. Siç është theksuar edhe më parë, rritja e vazhdueshme e trafikut është shumë e rëndësishme për Twitter, dhe kjo e fundit sapo ka bërë kalimin nga ndërfaqja e vjetër në ndërfaqen e ridizjanuar dhe më të avancuar. 

LinkedIn, që ka përjetuar një rritje të fuqishme në trafik pas IPO’s, ka vërejtur një rënie të lehtë të vizitorëve unik në muajin korrik, duke paraqitur rezultate prej 32.5 milion vizitorëve unik në muaj krahasuar me 33.9 milion vizitorë unik në qershor. MySpace vazhdoi me rënie, me 32.8 milion vizitorë në korrik, që është një rënie krahasuar me 33 milion sa ishin në qershor. 

Gjersa dikur mendonim se Facebook dhe Twitter do të sfidonin njëra tjetrën në trafik, kjo më nuk po ndodh. Trafiku i Facebook në SHBA është pesë herë më i madh sesa i Twitter, dhe në fakt Twitter nuk po “vret” Facebook’un e as Facebook’u Twitter’in. Vetëm Twitter është duke vazhduar me rritje.

Djaloshi i ri në konkurrencë, Google+ po vazhdon me rritjen e përdoruesve edhe pse ka shenja se trafiku në Google+ po ngadalësohet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>