Lajmet

Facebook edukon zhvilluesit drejtpërsëdrejti me video të reja

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Facebook edukon zhvilluesit drejtpërsëdrejti me video të reja

Facebook hodhi të mërkurën “Developers Live” (zhvilluesit drejtpersedrejti), që paraqet një rrugë të re për të qëndruar në krye të çdo gjëje për Facebook.

Ajo funksionon si një shtojcë e faqes ekzistuese e zhvilluesve të Facebook. Kjo shtesë re e drejtpërdrejtë e faqes do të jetë një “vend qendror për të mësuar për veglat e fundit dhe për t’u lidhur me menaxherin e produktit e inxhinierët që i krijuan ato.”

Video kanali i krijuar me shumë kujdes do të përfshijë transmetime të drejtpërdrejta e po ashtu edhe ato të rregjistruara, shpesh me një element interaktiv për zhvilluesit për të marrë përgjigje nga stafi i rrjetit Facebook.

Videot rreth aplikacioneve për përmirësimet mobile dhe Graph Search tashmë janë shtuar në librarinë e videos së faqes.

Ngjarja e parë e drejtpërdrejtë: “Çfarë Duhet të Dinë Zhvilluesit në 2013“, është planifikuar që të mbahet më 19 shkurt, duke filluar nga ora 18.30 sipas orës sonë lokale.

Eventi do të mbahet nga Doug Purdy, drejtor i Facebookut për produktet e platformës. Zhvilluesit e programeve mobil, web dhe lojëra do të dëgjojnë se cfarë beson Facebook për mënyrën se si ata duhet të mendojnë gjatë këtij viti.

Ai gjithashtu pritet që t’iu përgjigjet pyetjeve të zhvilluesve. (PC World Albanian)

Facebook developers

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>