Lajmet

Facebook eliminon njoftimin e bezdisshëm në Messenger

Jun 9 2018
0 Shpërndarje
Nëse ju konfirmoni një kërkesë për shoqëri nga dikush tjetër, ju e dini se tani jeni të lidhur edhe me Messenger, kështu që nuk ka nevojë të merrni një njoftim. Facebook eliminon njoftimin e bezdisshëm në Messenger

Ju tashmë jeni të lidhur me Messenger” – kur dikush lidhet me ju në Facebook ose Messenger, ose një mik i vjetër i bashkohet Messenger, shpesh merrni një nga këto njoftime të bezdisshme. Ata ju pengojnë që të merrni njoftimet e mesazheve të vërteta. Me sa duket kompania ka deklaruar që tashmë është në procesin e përshkallëzimit të tyre.

Një zëdhënës i Facebook tha për TechCrunch:

Ne kemi zbuluar se shumë njerëz kanë vlerësuar marrjen e një njoftimi kur një mik bashkohet në Messenger. Thënë kjo, ne jemi duke punuar për t’i bërë këto njoftime edhe më të dobishme duke mundësuar dërgimin e më pak njoftimeve tek këta persona që i konsiderojnë të bezdisshme këto lloj njoftimesh.

Ne i vlerësojmë të gjitha dhe çdo reagim që njerëzit dërgojnë drejt nesh, prandaj lutemi të vijoni kështu, sepse na ndihmoni të përmirësojmë produktin.

Pra, në thelb, nëse Messenger zbulon që nuk i hapni kurrë ato njoftime për të filluar një bisedë,do të fillojë të anashkalojë dërgimin e disa prej tyre. Kompania i detyroi të gjithë të kalonin nga Facebook Chat në Messenger disa vjet më parë, por disa njerëz vetëm tani po e shkarkojnë aplikacionin.

Nëse ju konfirmoni një kërkesë për shoqëri nga dikush tjetër, ju e dini se tani jeni  të  lidhur edhe me Messenger, kështu që nuk ka nevojë të merrni një njoftim.

Por tani për tani, nëse urreni këto njoftime, sigurohuni që mos t’i hapni ato në mënyrë që të dërgoni një sinjal tek Facebook që nuk i doni këto lloj njoftimesh.

Vetëm kështu ne mund të jemi në gjendje të bëjmë përparim më të shpejtë drejt respektimit të preferencave tona. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>