Lajmet

Facebook është duke ri-dizenjuar plotësisht Messenger për ta bërë atë sa më të thjeshtë

May 2 2018
0 Shpërndarje
Ai do të ketë një modalitet të errët, i cili është një shtesë mjaft e mirë në botën në rritje të smartfonëve OLED. Facebook është duke ri-dizenjuar plotësisht Messenger për ta bërë atë sa më të thjeshtë

Facebook po i jep Messenger një rishikim të dizajnit, duke premtuar një eksperiencë shumë më të thjeshtë dhe më të pastër për përdoruesit, pas viteve të bllokimit të aplikacionit  nga karakteristikat e tepërta si lojërat.

“Kur je duke dërguar mesazhe, ju dëshironi me të vërtetë një përvojë të thjeshtë dhe të shpejtë”, tha Mark Zuckerberg gjatë fjalimit të kompanisë F8. “Po e marrim këtë moment për ta ridizajnuar plotësisht Messengerin që të përqendrohemi në këto ide.” Zuckerberg përsëriti natyrën “e pastër” dhe “të shpejtë” të aplikacionit të ripërtërirë të Messenger.

Zv. Presidenti i Messenger, David Marcus tha se aplikacioni i rifreskuar po vjen “shumë, shumë shpejt” dhe është diçka që ekipi ka punuar që nga fillimi i këtij viti. Ai do të ketë një modalitet të errët, i cili është një shtesë mjaft e mirë në botën në rritje të smartfonëve OLED.

Navigimi i poshtëm është thjeshtësuar në tri tabe qendrore që fokusohen në komunikim. Ikona për kamerën dhe video-chat mbeten të pranishme në të djathtën e sipërme të aplikacionit, por gjithçka duket shumë më e efektshme.

Duket si një aplikacion për chat sërish. Kjo të bën të mendosh se numri i njerëzve që kanë kaluar në Messenger Lite (ose aplikacionet e mesazheve konkurrues) mund të kenë bërë që Facebook të kuptojë se diçka duhet të ndryshojë për rrëmujën e Messenger-it të tanishëm. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>