Lajmet

Facebook është duke testuar formën e re të sugjerimit të reklamave për lojëra

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Facebook është duke testuar formën e re të sugjerimit të reklamave për lojëra

FacebookGameAdFacebook është duke testuar një lloj të ri të njësisë së reklamimit me një nënbashkësi të bazës së vet të përdoruesve, që fut sugjerime të lojës drejtpërdrejt në tabin e njoftimeve “rënëse” anash.

Lloji i ri i reklamimit, ishte parë së pari nga njëri prej inxhinierëve themelues të Twitter-it, Britt Selvitelle, i cili vjen tek përdoruesi për të paraqitur një lojë të caktuar mobile që mund të pëlqehet dhe të luhet.

Me gjasë, këto sugjerime vijnë nga shprehitë për lojëra të përdoruesit, kështu që nëse luani Candy Crush, ky lloj i reklamës do të mund të ju sillte ndonjë lloj të ngjashëm të reklamës. Nëse nuk jeni lojtar, nuk do të shihni reklama.

“Ne gjithmonë jemi duke testuar kanale të reja për të reklamuar lojëra,” tha një zëdhënës i ndërmarrjes Facebook për AllThingsD. “Kjo është pjesë e një shpërndarjeje testuese e vogël mobile të cilën jemi duke e drejtuar për zhvilluesit e lojës.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>