Analiza

Facebook është gati të shpenzojë miliarda $ për të sjellë shërbimin e internetit tek çdo njeri

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Facebook është gati të shpenzojë miliarda $ për të sjellë shërbimin e internetit tek çdo njeri

_h353_w628_m6_otrue_lfalseShefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg ka deklaruar se po bën përgatitje për shpenzimin e miliarda dollarëve për të arritur qëllimin për të sjellë shërbimin e internetit tek çdo person në planet. “Ajo çka neve na intereson është që të lidhim me njëri-tjetrin të gjithë njerëzit në planet.

Edhe pse kompanisë do t`i duhet të shpenzojë miliarda dollarë në dekadën e ardhshme që të realizojë këtë, un besoj se do të jetë për të mirën tonë dhe të gjithë botës” – u shpreh Zuckerberg në eventin që u mbajt në Meksikë nga Carlos Slim.

Sipas Unionit Ndërkombëtar të Komunikacionit në fund të viti 2014, rreth 3 miliradë njerëz në të gjithë botën do të kenë akses në interne . Gati gjysma e këtyre njerëzve, rreth 1.3 miliardë përdorin shërbimin Facebook. Facebook është rrjeti social më i madh dhe më i përdorur. Kompania lançoi vitin e kaluar për herë të parë këtë projekt në faqen Internet.org, ku synohet bashkimi nëpërmjet internetit i të gjithë njerëzve në të gjithë kontinentet nëpërmjet rrjeteve dhe operatorëve telefonikë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>