Lajmet

Facebook favorizon artikujt me “cilësi të lartë”

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Facebook favorizon artikujt me “cilësi të lartë”

Rrjeti social Facebook dëshiron që të bëjë shfaqjen e përmbajtjes më të “mençur” nga furnizuesi i vet me përditësime në pajisje mobile.

Me një algoritëm të përditësuar për të cilin thotë që do të lëshohet së shpejti, Furnizuesi me Përditësime në pajisjet mobile do të fillojë të bëjë një punë më të mirë të paraqitjes së artikujve të cilësisë së lartë të cilët përdoruesit do të kenë më tepër dëshirë që t’i lexojnë.

Në të njëjtën kohë, Facebook-u është po ashtu duke shpresuar që të ulë fotografitë memo dhe lidhjet që janë shpërndarë në masë të madhe që nuk janë me përmbajtje mjaft informuese.

Facebook-u po ashtu thotë që do të fillojë të reklamojë më tepër artikuj të lajmeve tek përdoruesit, teksa gjen që njerëzit parapëlqejnë të shkojnë përgjatë tyre. Ky rrjet po ashtu do të fillojë të shfaqë artikuj përkatës poshtë lidhjeve në Furnizuesin me Përditësime të cilin lexuesit sapo e hapin me shpresë që do t’i dërgojë tek diçka që mund t’iu interesojë atyre.

Edhe pse Facebook-u nuk shkon shumë në hollësi se çfarë lloje të artikujve do të përpiqet të shmangë, lajmërimi vjen teksa faqet me përmbajtje të formës së shkurtër si Upworthy dhe Viral Nova kanë filluar të mbushin furnizuesit me përditësime të përdoruesve me artikuj të definuar nga titujt e tyre provokativë – një akt që ka marrë shumë vëmendje.

Facebook-u nuk thotë që do ta bëjë largimin e tërësishëm të Furnizuesit me Përditësime, por thotë që lidhjet me përmbajtje të cilësisë së dobët do të fillojnë të shfaqen më pak teksa vendos artikuj më të mirë përpara.

Derisa ndryshimet mund të japin një përmirësim në përvojën e lexuesve, ky veprim do të jetë një hap i rëndësishëm i rrjetit Facebook që vazhdon të ballafaqohet me rrjetin Twitter për t’u bërë burim i lajmeve më të fundit. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>