Lajmet

Facebook filloi lançimin zyrtar të kërkimit të avancuar “Graph Search”

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Facebook filloi lançimin zyrtar të kërkimit të avancuar “Graph Search”

Facebook filloi zyrtarisht ofrimin e opsionit të kërkimit të avancuar “Graph Search” që shërben për gjetjen e përgjigjeve të menjëhershme të pyetjeve të ndryshme të përdoruesve në lidhje me miqtë, fotot, vendet apo interesat e tyre.

Nevoja për lançimin e këtij lloji kërkimi lindi si pasojë e rritjes masive të numrit të përdoruesve deri në 1 miliard.

Graph Search fillimisht do të jetë i disponueshëm në SHBA dhe më pas për të gjithë ata që përdorin versionin American English të faqes.

Së shpejti ky opsion do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhë të tjera. Mark Zuckerberg, CEO i Facebook e prezantoi opsionin e ri në janar të këtij viti duke e cilësuar si një mënyrë të re për gjetjen e njerëzve, fotove, vendeve dhe interesave që janë më relevante për përdoruesit e Facebook. Nëpërmjet inkorporimit të filtrave të ndryshëm si: “lloji i vendit”, “e pëlqyer nga”, “e vizituar nga miqtë” përdoruesit mund të përdorin kërkimin e strukturuar për të gjetur njerëz në rrjetin e tyre ose për të zbuluar lidhje potenciale.

Përsa i përket dizajnit dhe paraqitjes ky mjet i sofistikuar kërkimi do të shfaqet në krye të faqes në formën e një fushe të madhe kërkimi duke zëvendësuar fushën e vogël, të bardhë të kërkimit.

Graph Search funksionon me kombinimin e frazave të ndryshme për të ofruar si rezultat përmbajtje nga audienca e vet e përfshirë. Duke marrë parasysh se nëpërmjet këtij mjeti kërkimi ka mundësi që të zbulohen shumë të dhëna personale të përdoruesve duke cënuar kështu privatësinë e tyre, Facebook ka punuar në rritjen e sigurisë dhe përforcimin e rregullave të privatësisë. Me siguri ky opsion i ri do të jetë një prej arsyeve kryesore për të mbajtur përdoruesit të lidhur fort pas saj. (PCWorld Albanian)

facebook .

Lajmet e fundit>