Lajmet

Facebook fillon etiketimin e lajmeve të rreme në Gjermani

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Facebook tha ditën e Dielë se brenda javës do të përditësojë platformat e rrjeteve sociale në Gjermani për të reduktuar keqinformimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Facebook fillon etiketimin e lajmeve të rreme në Gjermani Photo Source: Getty Images

“Muajin e kaluar morën masat e para për të sfiduar lajmet e rreme në Facebook,” tha zyra gjermane e rrjetit social. “Këto masa do ti aplikojmë në gjermane në javët në vijim.”

Përdoruesit e rrjeti social në Gjermani do të kenë mundësi të sinjalizojnë lajmet e rreme. Më pas përmbajtjet e raportuara do të dërgohen tek organizatat të cilat merren specifikisht me kontrollin e vërtetësisë së lajmeve të cilat do të përcaktojnë nëse janë apo jo të rreme.

Implementimi i këtyre masave në Gjermani përbën hapin e parë madhor të rrjetit social në përpjekje për të neutralizuar keqinformimin në platformë.

Rrjeti social u kritikua ashpër pas ankesave të përdoruesve se lajmet e rreme kanë influencuar zgjedhjet Presidenciale Amerikane. Qeveria Gjermane i trembej përsëritjes së një skenari të ngjashëm me zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në këtë vend vitin e ardhshëm.

Ministri Gjermane i Drejtësisë, Heiko Maas, vazhdimisht ka lëshuar akuza ndaj lajmeve të rreme në Facebook duke kërkuar nga rrjeti social të respektojë ligjet Gjermane kundër shpifjes të cilat janë më strikte sesa ato Amerikane.

Correctiv, një organizatë Gjermane e përbërë nga gazetarë investigativë, do të kontrollojë vertetësinë e përmbajtjeve. Nëse kjo organizatë arrin në përfundimin se një lajm apo përmbajtje është e rremë, jo vetëm që do të etiketohet si “e rremë” por do të radhitet në fund për nga rëndësia në furnizuesin e lajmeve të rrjetit social. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>