Biznes

Facebook fillon me testimin e sistemit të pagesës së dërgimit të mesazheve

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Facebook fillon me testimin e sistemit të pagesës së dërgimit të mesazheve

Facebook A do të kishit paguar Facebook-ut një dollarë për një porosi të dërguar personit me të cilin nuk jeni të lidhur në këtë rrjet social?

Nga Facebook kanë lajmëruar se kanë filluar me testimin e sistemit, i cili përdoruesve do t’iu mundësoj që për një dollarë të dërgojnë porosi atyre personave të cilët nuk janë në rrethin e tyre të kontakteve.

Përdoruesit e këtij rrjeti social kanë dy inbox-ë: “Porositë e ardhura” në të cilën gjenden porositë të cilat i kanë marrë nga personat me të cilët janë të lidhur në këtë rrjet social dhe “Porositë tjera” në të cilën arrijnë porositë nga persona që nuk i keni shokë në Facebook, spamët dhe porositë tjera të parëndësishme.

Me këtë sistem të ri të pagesës, porositë të cilat zakonisht do të përfundonin në mailbox-in spam (të cilat shumica e përdoruesve kurrë nuk i kontrollojnë) do të shfaqen në inbox-in kryesor.

Në një njoftim për publikun Facebook-u përmendi dy arsyet kryesore për futjen e pagesës për dërgimin e porosive.

E para është që në këtë mënyrë personat të cilët dërgojnë ndonjë porosi të rëndësishme në Facebook atyre personave me të cilët nuk janë të lidhur (p.sh. nëse dëshirojnë ta kontaktojnë dikë rreth ndonjë pune apo nëse dëshirojnë të kontaktojnë personat të cilët i kanë njohur në ndonjë konferencë dhe nuk i kanë shkëmbyer e-mailet apo numrat e telefonit), do të jenë të sigurt se porositë do të përfundojnë në inbox-in kryesor dhe do të lexohen. Kurse arsyeja e dytë është lufta kundër porosive të padëshiruara sepse pagesa e porosive sigurisht se di t’i dekurajoj ata të cilët dërgojnë porosi spam kështu që në kutinë e porosive tuaja do të arrijnë vetëm porositë e rëndësishme.

Facebook lançon sinkronizim automatik të fotove për Android dhe iPhone

Natyrisht, përveç rëndësisë që përdoruesit të marrin vetëm porositë e rëndësishme, Facebook filterarsyeja kryesore e këtij sistemi të pagesave të porosive është, përfitimi. Facebook prej një kohë të gjatë po mundohet të gjejë mënyra të reja që ti shfrytëzoj më shumë se një miliardë përdorues të këtij rrjeti social për rritjen e të ardhurave dhe shpresojnë se opsionet si shpalljet e sponzoruara dhe pagesa e dërgimit të porosive do t’ju ndihmojë në këtë qëllim.

Edhe pse çmimi i tanishëm i dërgimit të porosive është një dollarë, Facebook në të ardhmen mund ta rrisë apo zvogëloj këtë çmim. Testimi i këtij opsioni është limituar vetëm tek përdoruesit në SHBA dhe se numri i porosive të dërguara të cilat mund të ridrejtohen në kutinë e porosive të ardhura është limituar në vetëm një.

 Mos bini pre e postimit mbi privatësinë që po qarkullon në Facebook

Facebook-u edhe më tej do të punoj në përmirësimin e këtij opsioni, kurse momentalisht nuk është bërë e ditur se kur do të jetë ky opsion i disponueshëm për përdoruesit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>