Lajmet

Facebook fillon në Tetor testimin e lajmeve me pagesë

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Nëse ky projekt implementohet, rrjeti social ka në duar një tjetër mënyrë për të gjeneruar të ardhura nga platforma e saj. Facebook fillon në Tetor testimin e lajmeve me pagesë Photo Source: Facebook

Rrjeti social Facebook mund të fillojë testimet e lajmeve me pagesë në platformën e saj që nga Tetori tha një ekzekutiv i kompanisë.

Campbell Brown, i cili drejton biznesin e partneriteteve të kompanisë, dha këtë deklaratë gjatë Samitit Digital Publishing Innovation raportoi The Street.

“Jemi në bisedime me disa publikues për implementimin e një modeli abonimesh për lajmet. Si pjesë e Projektit Facebook Journalism, jemi duke punuar nga afër për të kuptuar nevojat e partnerëve dhe konsumatorëve tanë,” raportohet të ketë thënë Brown për mediat.

Ndërsa detajet janë të pakta, thuhet Facebook do të lejojë 10 artikuj falas për lexuesit përpara se të jenë të detyruar të paguajnë më pas.

Detajet financiare ende nuk janë vendosur, por publikuesit do të kenë qasje të plotë në të dhënat e abonuesve të tyre.

Nëse ky projekt implementohet, rrjeti social ka në duar një tjetër mënyrë për të gjeneruar të ardhura nga platforma e saj.

Gjithashtu do të rrisë besimin e publikuesve tek rrjeti social i cili duket se i ka zhgënjyer me Instant Articles. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>