Analiza

Facebook fillon të ofrojë akses online falas në shtetin afrikan të Zambias

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Facebook fillon të ofrojë akses online falas në shtetin afrikan të Zambias

thumbs-up-786x305Grupi Internet.org i themeluar nga rrjeti social Facebook ka filluar të vërë në funksion misionin e tij për të ofruar akses global të internetit, menjëherë pas lançimit të këtij shërbimi dhe një aplikacioni në Zambia të Afrikës.

Aplikacion ofron një akses bazik në 13 shërbime të ndryshme përfshi Facebook, Facebook Messenger, Google Search dhe Wikipedia falas. Konsumatorët të operatorit Airtel në Zambia do të jenë të parët që do të keni mundësi të përdorin këtë shërbim, por Facebook ka në plane të vazhdojë të zhvillojë eksperienca të reja duke prezantuar aplikacionin edhe në tregje të tjera.

“Me këtë aplikacioni, individët tashmë mund të shfletojnë një set shërbimesh rreth shëndetit, punësimit dhe informacione lokale pa asnjë kosto. Duke ofruar shërbime bazë përmes këtij aplikacioni, ne shpresojmë të sjellim më shumë njerëz “online” dhe ti ndihmojmë ata të zbulojnë shërbime të çmueshme që nuk mund ti kenë pasur më parë” tha kompania në një postim në blog.

Ndërsa ky lloj shërbimi është larg asaj që ne e quajmë internet falas, vlen të theksohet si një arritje e madhe duke pasur parasysh edhe mbështetjen që ky projekt ka. Po ashtu fakti se ky shërbim do të jetë përgjithnjë falas për përdoruesit është një avantazh ndryshe nga ata që u ofrohen plane tarifore “pa limit” të cila janë të limituara në sasi dhe kohë. Facebook thotë se më pak se 1/3 e botës ka akses në internet dhe citon se për këtë arsye zhvillimi i mëtejshëm i projektit Internet.org është një qëllim madhor i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>