Lajmet

Facebook fsheh postimet e miqve nga 24 orë deri në 30 ditë me butonin e ri Snooze

Sep 18 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti social ofron prej kohësh një buton “Unfollow” që do të thotë se nuk keni për të parë postimet e tyre por ende mbeteni miq. Facebook fsheh postimet e miqve nga 24 orë deri në 30 ditë me butonin e ri Snooze

Tua mbyllësh gojën pa miqve në Facebook dhe postimeve të tyre irrituese në News Feed është më e lehtë se kurrë më parë pas rrjeti social prezantoi butonin e ri “Snooze.”

Nëse u kanë ardhur tek hunda selfiet dhe fotot e një personi në rrjetin social i cili po shijon ca pushime, butoni Snooze është zgjidhja.

Ky opsion u jep pushtetin përdoruesve të rrjetit social të heshtin një person, faqe apo grup për një kohë të caktuar, nga 24 orë deri në 30 ditë.

Rrjeti social ofron prej kohësh një buton “Unfollow” që do të thotë se nuk keni për të parë postimet e tyre por ende mbeteni miq.

Butoni Snooze është i ngjashëm dhe mund të aksesohet duke klikuar shigjetën me kokë poshtë tek postimi i një personi.

Jo të gjithë përdoruesit kanë akses në këtë funksionalitet sepse rrjeti social po teston me një numër të kufizuar përdoruesisht. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>