Lajmet

Facebook fshin një fjali konfuze nga politika e privatësisë

Nov 17 2013
0 Shpërndarje
Facebook fshin një fjali konfuze nga politika e privatësisë

Si rezultat i vazhdueshëm i presionit publik, Facebook ka eliminuar nga politika e privatësisë një fjali që lidhet me përdoruesit adoleshentë dhe reklamimin.

Kjo fjali i referohet praktikës së Facebook-ut lidhur me shfaqjen në reklama të komenteve, pëlqimeve dhe fotove publike të profilit të përdoruesve.

Sipas Wall Street Journal, kundërshtarët e kësaj fjalie janë shprehur se gjuha e përdorur në të e merr si të mirëqenë që minorenët të kenë diskutuar më parë me prindërit ose kujdestarët e tyre kushtet e rrjetit social. Kjo çështje më pas u paraqit në formë ankese ndaj Komisionit Federal të Tregtisë.

Facebook-u ka argumentuar se gjuha e përdorur nuk kishte për qëllim zgjerimin e audiencës së marketingut.

Erin Egan, shefi i privatësisë në Facebook është shprehur: “Ne kemi propozuar një përditësim në politikën e privatësisë që mendonim se do të ndihmonte nxitjen e një bisedimi midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre në lidhje me përdorimin e Facebook-ut.

Në mënyrë specifike u shtua fjalia që nënkuptonte se në qoftë se jeni nën moshën 18 vjet atëherë ju duhet të keni folur me prindërit ose kujdestarin dhe ata gjithashtu duhet të jenë dakord me disa prej kushteve tona.

Kjo fjali shërben thjesht për të filluar një bisedë; ne nuk kemi kërkuar dhe as që kemi përfituar ndonjë të drejtë tjetër si rezultat i kësaj shtese.

Megjithatë, sipas reagimeve, gjuha e përdorur në këtë rast është disi konfuze prandaj ne vendosëm t’a heqim atë fjali.” (PCWorld Albanian)

bootcamp3_610x406

Lajmet e fundit>