Lajmet

Nuk aprovohen rregullat e reja në Facebook, ftohen të votojnë 900 milionë familjarët

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Nuk aprovohen rregullat e reja në Facebook, ftohen të votojnë 900 milionë familjarët

Përdoruesit e rrjetit Facebook mund t’iu japin formë vëzhgimeve mbi politikat e rrjetit social për përdorimin e të dhënave dhe rreth privatësisë, me anë të votave të tyre, fushatë kjo që filloi nga e premtja dhe zgjat një javë.

Ndërmarrja me 900 milionë përdorues është thirrur për një votim të përgjithshëm qeverisës, gjë të cilën Facebook e kishte bërë edhe në vitin 2009.

Votuesit mund të vëzhgojnë ndryshimet e propozuara të Deklaratës së të Drejtave dhe Përgjegjësive dhe Politikës së Përdorimit të të Dhënave. Më tej, përdoruesit mund t’i krahasojnë ndryshimet me politikat ekzistuese dhe mund të vendosin nëse duan të votojnë për miratim të rishikimeve.

Ndryshimet përfshijnë disa çështje logjike, si zëvendësimi i referencave në “profil” me “timeline”. Ndryshimet e tjera do të mund të hapnin derën për reklamat e Facebook që të paraqiten në uebfaqet e tjera.

Nëse më pak se 30 për qind e përdoruesve aktivë votojnë, rezultatet do të jenë vetëm këshillimore, – tha Facebook. Nëse më tepër se 30 për qind e përdoruesve votojnë, atëherë vendimi do të shtrëngohet.

Facebook e mbajti një periudhë të gjatë rubrikën e komentit të hapur, për të gjitha palët që duan të shprehin idetë. Rishikimet e propozuara përfshihen në politikat e mëvonshme të Facebook-ut.

Të gjithë ata që duan të votojnë, do duhej ti ndërmerrnin këta hapa:

1. Hapeni adresën: https://www.facebook.com/note.php?note_id=10151726588550301

2. Kopjoni këtë tekst: “I oppose the changes and want a vote about the demands on www.our-policy.org

3. Vendoseni atë në komentin e adresës dhe kjo llogaritet vota juaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>