Biznes

Facebook fton shokët që të paguajnë për të promovuar shokët

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Facebook fton shokët që të paguajnë për të promovuar shokët

facebookFacebook ka zgjeruar programin e vet për postime të reklamuara, duke mundësuar përdoruesit të paguajnë për të theksuar/vënë në dukje postimet e bëra nga shokët.

Lëvizja, nëse e suksesshme, do të mund të rrisë komisionet e rrjetit Facebook nga shërbimi i sapo paraqitur.

Veçoria e re i lejon përdoruesit që të nxjerrin postimet e bëra nga shokët në pjesën e sipërme të furnizuesit me përditësime, tek njerëzit në të cilët është shpërndarë fillimisht ky postim.

Më parë, përdoruesit mund të reklamonin vetëm postimet e tyre, për 7 dollarë çdo postim i reklamuar në Shtetet e Bashkuara.

Me këto ndryshime, njerëzit tani mund të reklamojnë çfarëdo postimi të shokëve, si përditësimet e statuseve, fotografive ose videove. Facebook thotë që funksioni i ri respekton privatësinë sepse postimi reklamohet vetëm për ata përdorues që kanë qenë në gjëndje ta shohin atë fillimisht.

“Ai thjesht ndihmon që të siguroheni së postimet e rëndësishme vërehen nga më tepër njerëz,” tha Gwendolyn Belomy, zëdhënëse e rrjetit Facebook.

Ai filloi të dalë gradualisht në mbarë botën që nga e marta për njerëzit me më pak se 5.000 shokë ose abonentë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>