Softuer

Facebook, gati për secilin celularë

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Facebook, gati për secilin celularë

Aplikacioni është i përshtatshëm për 2,500 celularë që mbështesin Java dhe mundëson të keni qasje në veçori të njohura të rrjetit social si News Feed, Inbox dhe Fotografi, dhe gjithashtu ju mundëson të ngarkoni fotografi e të gjeni miq nga kontaktet e celularit tuaj. 

Facebook ka përshtatur aplikacionin në atë mënyrë që të përdorë më pak të dhëna, në mënyrë që operatori juaj mobil të mos e “çmend” faturën në fund të muajit. E çka është më e rëndësishmja Facebook ka arritur marrëveshje me disa operatorë që do të ofrojnë qasje pa pagesë në këtë aplikacion, për 90 ditë. Kjo do të thotë se konsumatorët nuk duhet të paguajnë për të dhënat që shfrytëzon aplikacioni dhe mund ta përdorin me kapacitet të plotë për tre muaj.

Nëse keni celularë që mbështet Java dhe dëshironi të jeni edhe më afër Facebook, vizitoni m.facebook.com dhe shkarkoni aplikacionin menjëherë. Ju mund ta gjeni edhe në dyqane aplikacionesh të pavarura si GetJar, Appia dhe Mobile Weaver. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>