Blog

Facebook gjobitet me 1.2 milion Euro për shfrytëzimin e të dhënave personale për reklamim

Sep 11 2017
0 Shpërndarje
Gjoba prej 1.2 milion Eurosh është thuajse e papërfillshme për të ardhura kolosale prej 8 miliard dollarësh dhe vlerës së tregu prej 435 miliard dollarësh. Facebook gjobitet me 1.2 milion Euro për shfrytëzimin e të dhënave personale për reklamim

Facebook është gjobitur me 1.2 milion Euro nga autoritetet Spanjolle të cilat argumentojnë se rrjeti social ka grumbulluar të dhëna personale të përdoruesve dhe përdorur për reklamim.

Hetime të ngjashme ndaj rrjetit social po realizohen në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Hollandë.

Gjoba prej 1.2 milion Eurosh është thuajse e papërfillshme për të ardhurat kolosale prej 8 miliard dollarësh dhe vlerës së tregut prej 435 miliard dollarësh.

Sipas autoriteteve Spanjolle në të paktën tre raste rrjeti social kishte përdorur informacionin rreth gjinisë, besimit fetar, shijeve personale dhe historikut të shfletimit të miliona Spanjollëve pa i vënë në dijeni.

Duke përdorur “cookie” rrjeti social gjithashtu grumbullon informacion rreth atyre që nuk kanë një llogari në Facebook por e vizitojnë atë.

Sipas Autoritetit për Mbrojtjen e Konsumatorit rrjeti social kishte mbledhur dhe mbajtur informacion personal të përdoruesve për 17 muaj me radhë edhe pasi ata kishin mbyllur përgjithnjë llogaritë e tyre. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>