Blog

Facebook grumbullon temat e njëjta

Aug 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook grumbullon temat e njëjta

Facebook ka filluar të grumbullojë statuset sipas temave, me shpresën që t’ju ndihmojë ju të kuptoni më mirë News Feed, ose ushqyesin e lajmeve.

Tani, n.q.s shokët tuaj bëjnë ndonjë postim me të njejtën temë – p.sh. kur ata flasin për një këngë – tani ju do shikoni një bllok në News Feed, ose ushqyesin e lajmeve, që i mbledh këto statuse bashkë.

Rrjeti shoqëror ka thënë këtë në faqen e tyre zyrtare të Hënën: “Ju do të vini re se tani disa nga postimet e shokëve tuaj do të jenë grumbulluar bashkë sipas temave.” Rrjeti me 750+ Milion anëtarë gjithashtu shtoi: “Duam që t’ju shfaqim ju informacionin më relevant, më të rëndësishëm, dhe atë që ju intereson më shumë juve, dhe ky test është dizajnuar për t’ju treguar ju trendet se për cfarë po flasin shokët tuaj.”

Si edhe me ndryshimet e tjera që Facebook ka bërë në të kaluarën, jo të gjithë njerëzit e kanë pëlqyer këtë. Shumë nga komentet e para në postimin e Facebookut kanë qënë negative.

Lajmet e fundit>