Lajmet

Facebook hap vende pune, 235 mijë në BE, 3 mijë vetëm në Shqipëri

Jan 29 2012
0 Shpërndarje
Facebook hap vende pune, 235 mijë në BE, 3 mijë vetëm në Shqipëri

Tiranë, 28 janar 2012, NOA/Rid Bulku – Të jesh gjithmonë në linjë është një zakon i këndshëm për shumë njerëz. Rrejti social është një shpikje e madhe nëse mendon se me anë të tij mund të organizosh aktivitete dhe të mbetesh në kontakt me zhvillime e fundit dhe të flasësh me miqtë.

Por Facebook ka dhe një aspekt shumë më praktik. Sipas të dhënave të kompanisë “Deloitte”, Facebook ka arritur të krijojë rreth 232 mijë vende pune në Europë. Studimi i bërë nga kompania “Deloitte” ka marrë një sërë të dhënash për të përcaktuar hapjen e vendeve të punës.

Me anë të Facebook, ndërmarrjet kanë komunikuar dhe reklamuar më mirë produktet e tyre, duke rritur të ardhurat nga shitja dhe më pas kanë zgjeruar aktivitetin. Kompanitë që kanë pasur më shumë sukses fal Facebook janë ato që prodhojnë produkte teknologjike.

Sipas studimit vendet e punës janë hapur duke rritur të ardhurat e kompanive. Vetëm kompanitë në BE, fal Facebook kanë arritur të grumbullojnë rreth 15.3 miliardë euro nga reklamimi dhe vendosja e kontakteve me klientët me anë të rrjetit social.

Në Itali llogariten rreth 34 mijë vende pune të hapura falë Facebook dhe të ardhurat rreth 2.5 miliardë euro. Kurse në Shqipëri, besohet të jenë rreth 3 000 shtetas të punësuar direkt ose indirekt përmes këtij rrjeti social, raporton agjencia NOA.al.

Lajmet e fundit>