Lajmet

Facebook hap zyre në Indonezi, është shteti i katërt më i madh me numrin e përdoruesve

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Facebook hap zyre në Indonezi, është shteti i katërt më i madh me numrin e përdoruesve

fb-mob-786x305Facebook ka hapur një zyre në Indonezi, që është shteti që përbën vendin e katërt në botë me numrin më të madh të përdoruesve të shërbimit më të njohur social. Daily Social raporton që kompania amerikane tashmë ka personelin kyç në bord, ku është punësuar një menaxher i çështjeve të kompanisë në shtet, “menaxheri i rritjes” dhe  inxhinierë, por një prani fizike do të ndihmojë në rritjen e angazhimit me komunitetin lokal.

“Është një gëzim, sepse ne e mbikëqyrim Indonezinë, është njëra nga tregjet tona parësore për zgjerim, kështu që është primare të mendojmë se si do ta rrisim atë biznes përgjatë kohës,” tha zëvendës presidenti i Facebook-ut për Azi-Paqësor, DanNeary, në një deklaratë.

Përveç rritjes së përfitimeve nga reklamat lokale, Neary tha që kompania do të përqendrohet në ndihmën ndaj komercializmit elektronik tek kompanitë e vogla dhe të mesme, dyqanet e bazuara në Facebook janë mjaft të popullarizuara në Azinë Juglindore, posaçërisht në Indonezi – duke promovuar dialog politik dhe duke ndihmuar në shtytjen përpara të turizmit të vendit.

Facebook hapi një zyre në Singapor – që është zyra e parë e vet e hapur në Azinë Juglindore në vitin 2010 dhe po ashtu ka një prani fizike në Malajzi. Në total, tani ka 13 zyra përgjatë regjionit Azi-Paqësor. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>