Lajmet

Facebook Home arrin mbi 500 000 shkarkime në Google Play Store

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Facebook Home arrin mbi 500 000 shkarkime në Google Play Store

FacebookHome GooglePlayAplikacioni Facebook Home, i cili lejon përdoruesit të shohin dhe përjetojnë smartfonin e tyre nga lentet e Facebook-ut ka arritur mbi 500 000 shkarkime në Google Play Store vetëm pas një jave disponueshmërie në pajisje të caktuara Android.

Fatkeqësisht personat e parë që e kanë testuar Facebook Home në përgjithësi kanë reaguar negativisht.

Aplikacioni aktualisht ka një shkallë vlerësimi 2.2. Facebook Home u lançua për herë të parë në SHBA në datën 12 prill dhe vetëm pas katër ditësh u bë i disponueshëm në gjithë botën.

Adoptimi i platformës Facebook Home është më e vogël krahasuar me aplikacionet e tjera të kompanisë. Aplikacioni Facebook për Android ka një numër shkarkimesh midis 100 milion dhe 500 milion.

Instagram, aplikacioni i blerë nga Facebook vitin e kaluar arriti 1 milion shkarkime brenda 24 orëve në momentin e bërjes së disponueshëm për përdoruesit e sistemit Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>