Lajmet

Facebook Home, forma e re për të humbur kohë

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Facebook Home, forma e re për të humbur kohë

Shumë njerëz ankohen se nuk bëjnë asgjë sepse tërë koha ju kalon në Facebook, pa bërë ndonjë gjë produktive, e cila do të ishte në të mirë të tyre.

Shumë përdorues e deaktivizojnë, ose edhe e mbyllin tërësisht llogarinë në Facebook, për të ndaluar së humburi edhe më tej kohën.

Por ky “budallallëk” siç duket nuk ka të ndalur. Gjatë javës së kaluar, themeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg i cili njëherësh është edhe CEO i kësaj ndërmarrjeje, paraqiti softuerin e ri për të cilin ai tha që “do të ndryshojë tërësisht rrugën sipas të cilës jeni duke e humbur jetën tuaj.”

Duke e shpjeguar zhvillimin e një softueri të ri të telefonit të Facebook-ut, Home, Zuckerberg tha: “Hulumtimi ynë tregoi që përdoruesit e Facebook-ut ende kishin disa orë në ditë kur ata ishin duke udhëhequr jetë të shëndetshme dhe produktive.

Softueri ynë do ta ndryshojë tërë atë.

Zuckerberg tha që zhvilluesit e tij kishin punuar me muaj për ta zhvilluar Home, “që kap kontrollin e telefonit tuaj dhe e bën atë të mirë për pak më ndryshe se Facebook-u – më tepër si shumë përdorues të vetë Facebook-ut.”

Duke bombarduar përdoruesit me përditësime gjatë 24 orëve, tha ai, “Home shndërron Facebook-un nga një rrjet shoqëror në diçka të ngjashme me çrregullimin neurologjik.” Teksa audienca duartrokiti për këtë thënie Zuckerberg shtoi: “Në Facebook, ne dëshirojmë që të jemi një milion zëra brenda kokës tuaj.”

Kur një anëtar i audiencës u shqetësua nëse Home do t’i japë Facebook-ut edhe më tepër qasje në informacionet private për përdoruesit, Zuckerberg e siguroi pyetësin, “Pas përdorimit të Home për disa javë, ju nuk do të keni jetë.”

Derisa dukej se ishte krenar për produktin e vet të fundit, Zuckerberg tha: “Në Facebook, ne kurrë nuk do të ndalojmë së zëvendësuar përvojën e vërtetë me diçka të pashpirt dhe të zbrazët.” (PCWorld Albanian)

Facebook Announces Android-Related Product

Lajmet e fundit>