Lajmet

Facebook Home vlerësohet me një yll nga 44% e përdoruesve në Google Play

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Facebook Home vlerësohet me një yll nga 44% e përdoruesve në Google Play

Mesa duket përdoruesit e Android nuk janë të kënaqur me aplikacionin e fundit Facebook Home.

Vetëm një ditë pas lançimit, 44% e përdoruesve e kanë vlerësuar atë me një yll, ndërsa 19.4% i kanë dhënë vlerësimin maksimal (5 yje).

Në total, të gjitha këto japin një vlerësim të përgjithshëm prej 2.5 yjesh.

Deri ditën e diel në mbrëmje, vlerësimi ishte ulur në 2.4 yje. Një nga arsyet kryesore pse përdoruesit po e refuzojnë Facebook Home është impakti që sjell ky aplikacion në telefonin e tyre. Duke e instaluar, bëhemi të varur nga Facebook-u duke marrë gjatë gjithë kohës njoftime dhe të reja nga rrjeti social.

Për më tepër, përdoruesit po ankohen edhe për mënyrën se si është ndërtuar aplikacioni, me shumë pak mundësi personalizimi.

Nga ana tjetër, ka edhe përdorues të cilët mezi e kanë pritur lançimin e aplikacionit duke dhënë kështu edhe vlerësimet e tyre më të larta për të.

Ata janë përgjithësisht përdorues që punojnë për një kohë të gjatë në Facebook gjatë ditës, apo edhe thjesht ata që janë të obsesionuar pas rrjetit. (PCWorld Albanian)

facebook home

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>